Site icon Telegrafi

“Shyqyr që erdhi kjo ditë”, “një vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët kudo që janë”, Rama publikon përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë

Të premten është hapur tuneli i Llogarasë për qarkullimin e mjeteve, e që shkurton rrugën për në plazhet e jugut.

Me një ceremoni festive me këngë e valle, tuneli 5.9 metra i gjatë u përshkua nga mjetet e para që udhëtojnë drejt jugut.

Tuneli lidhet edhe me rrugën e re Orikum-Dukat. Hapja e tunelit do të bëhet me faza fillimisht për makinat e pasagjerëve dhe autobusët, por jo për ato të rënda.

Tuneli i Llogorasë nis nga ura e Shën Elizës në zonën e Dukatit deri në urën e Palasës me një projekt prej 139.6 milionë euro.

E sot, kryeministri Edi Rama ka publikuar përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë.

“MIRËMËNGJES dhe me përshtypjet e udhëtarëve të parë në tunelin e Llogarasë, ju uroj fundjavë të mbarë”, shkruan Rama. /Telegrafi/

Exit mobile version