Telegrafi

Shyqri Nimani sjell Monografinë për luftën dhe paqen!

Në këtë Monografi, Nimani shpjegon se si është pasqyruar lufta në Kosovë nga shtypi britanik i kohës!

Libri, sikur është një thirrje për kërkesën e Kosovës, që me procedurë të përshpejtuar të pranohet në NATO!

Në vigjilie të Pavarësisë së Kosovës (17 shkurt 2008), pra për katërmbëdhjetë vjetorin e Mëvetësisë, bukurshkruesi i deklaratës, poligloti Shyqri Nimani ka botuar Monografinë voluminoze të titulluar, “78 ditë bombardime të NATO-s”, ku ka përmbledhur me pedanteri shkrimet e gazetave britanike, të cilat me korrektësi e kishin ‘mbuluar’ luftën në Kosovë, me shkrime dhe fotografi në kohë reale!

Monografia është e botuar në gjuhën shqipe dhe angleze, me çka bëhet e mundur që edhe popujt e botës të njihen për luftën e Kosovës të prirë nga UÇK dhe e ndihmuar nga Aleanca Veri-Atlantike.

Ky libër përkon edhe me Epopenë e UÇK-së, e cila për çdo vit mbahet në Prekazin legjendar me 5,6 dhe 7 mars, për të kujtuar sakrificën sublime tē familjes Jashari për Liri dhe Pavarësi.

Se sa domethënëse ishte ky flijim, më së miri shkruan ish-kryeadministratori ndërkombëtar për Kosovën, Dr.Bernar Kushner, ‘Po të kishte çmim Nobel për Liri, ky çmim pa dyshim do t’i takonte familjes Jashari’!

Monografinë e botoi studio artistike, Ars Albanica’.

Monografia ka 405 faqe, është i botuar në format të madh dhe përmban shumë fotografi kolor dhe bardh e zi.

Sh.F.

/Telegrafi/