Telegrafi

Shyqeri Bytyqi, kandidat i Nismës për komunën e Prishtinës

Në kohën kur kane mbetur edhe pak orë deri në përfundimin e afatit për dorëzimin e listave me emrin për kandidatët për kryetar komune, edhe Nisma ka caktuar kandidatin për kryetar të Prishtinës.

Burime të Gazetës Blic bëjnë të ditur se Shyqeri Bytyqi është kandidati i Nismës për Prishtinën.

“Bytyqi do te jetë kandidati. Pritet shumë shpejt zyrtarizimi i tij”, thonë këto burime.

Bytyqi në këtë garë do të përballet me Shpend Ahmetin nga VV, Arban Abrashin nga LDK, Lirak Çelajn nga PDK dhe Arbër Vllahiun nga AAK.