Telegrafi

Shyhrete Behluli takohet me aktoren turke, Semra Dinçer

Këngëtarja e mirënjohur e estradës, Shyhrete Behluli është takuar me aktoren turke, Semra Dinçer, e cila për publikun u bë e njohur nga seriali “Nusja nga Stambolli”.

Në llogarinë e saj personale, Instagram, artistja jonë ka publikuar një fotografi, në të cilën shfaqet përkrh aktores Dinçer.

“Me aktoren shumë të njohur turke, Semra Dinçer”, ka shkruar ajo.

Aktorja Dinçer ka disa ditë që po qëndron në Kosovë, e cila po shoqërohet nga prezantuesja e tashmë edhe aktorja, Arbnora Ademaj, ku pritet që së shpejti të shfaqen në një projekt së bashku.

Lexo po ashtu Aktorja e serialit "Nusja nga Stambolli", Semra Dinçer viziton Kompleksin Memorial "Adem Jashari"

Semra ka vizituar edhe disa vende të veçanta, gjersa së fundmi ishin në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz të Skënderajt.

Ndër të tjerash, Arbnora në film do të ketë rolin e një vajze që ka probleme me të folurin, rol ky që do e ndihmojë tejet shumë, pasi ajo ende nuk e ka perfeksionuar gjuhën turke. /Telegrafi/