Këngëtarja e mirënjohur e skenës muzikore shqiptare, Shyhrete Behluli, ka prezantuar para publikut projektin më të ri muzikor, por këtë herë vjen me një projekt ‘solo’, pa vajzën e saj, Engjëllushën.
“Ditëlindja” mban titullin kjo këngë, e cila vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Tekstin dhe muzikën e ka realizuar Arsim Bunjaku, gjersa për orkestrimin është përkujdesur Miti Geci.
Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtar të Vizioni Libonia dhe pritet të ketë suksesin e admiruar nga fansat e saj.
Përkundër viteve, artistja e shumë hiteve pëlqehet edhe për dukjen atraktive, ku në çdo videoklip vjen tejet elegante dhe e veçantë.
Shyhretja po ashtu edhe këtë verë ka qenë tejet e pranishme në dasma dhe ahengje të ndryshme muzikore bashkë me të bijën, Engjëllushën. /Telegrafi/