Site icon Telegrafi

Shyhrete Behluli së shpejti në bashkëpunim me të renë

Në emisionin “1 Kafe prej Shpisë”, që transmetohet në RTV21 e ftuar ishte këngëtarja e mirënjohur, Shyhrete Behluli dhe vajza e saj, Engjëllusha Salihu.

Shyhretja dhe Engji folën për angazhimet e tyre, projektet muzikore e shumëçka tjetër.

Para pak ditësh, Learta mbajti një koncert të muzikës klasike për të cilin foli edhe Shyhrete Behluli. Ajo tha se Learta ka një zë shumë të veçantë dhe se si familje e pritën me padurim koncertin e saj live.

Ndër tjerash, Shyhretja tregoi se pyetjen e shpeshtë që ia bëjnë është se “a këndon më mirë Learta apo Engji?” Ajo tha se familjarisht e motivuan që të mbajë një koncert dhe e ndihmuan në këtë aspekt.

E pyetur se a do të mund të këndonte muzikën klasike, Shyhretja tha se zëri i saj është më ndryshe, ndërkaq tha se një bashkëpunim me Leartën mund të ndodhë.

“Në të ardhmen sdo të thotë se nuk ka mundësi të ketë bashkëpunim, me një kompozitor të mirë, me një komponim të bukur, mundet me dal edhe diçka interesante”.

“Një bashkëpunim miks i dy zhanreve, ajo mundet në të ardhmen e kemi parasysh. Përndryshe, as ajo nuk provon si na as na si ajo, sepse jemi dy zhanre të kundërta”, tha Shyhretja. Engji tregoi se disa projekte po vijnë, njëra do të jetë potpuri e tjerat do të jenë solo.

Exit mobile version