Telegrafi

Shyhrete Behluli flet për Mahmut Feratin, thotë se bashkëpunimet u inicuan prej tij (Video)

Këngëtarja Shyhrete Behluli njihet për duetet e saj me Mahmut Feratin.

Dy yjet e muzikës popullore gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes për raportin e tyre të afërt.

Por, në emisionin “Lemza” që drejtohet nga bukuroshja, Kiki Rrahmani, Shyhretja shfaqet në një paraqitje të paprecedent “live” ku flet për kolegun e shumë bashkëpunimeve.

Lexo po ashtu Krejt lajmet rreth Shyhrete Behlulit

Ajo thotë se bashkëpunimet u inicuan kryesisht prej tij, teksa nuk heziton të tregojë edhe momente shumë sekrete nga prapaskena me të.

Shyhrete Behluli ka gjetur veten shpesh në media kohët e fundit për shkak të martesës së djalit të saj. /Telegrafi/