Këngëtarja feston përvjetorin e 85-të të lindjes, e cila ka një karrierë të bujshme për tërë këto vite.
Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pgarusha lindi në fshatin e Pagarushës, në afërsi të qytetit të Malishevës.
Për nder të saj, Shyherete Behluli me nusen e djalit, Leartën kanë publikuar një këngë për këngëtaren tonë të madhe.
“Për ty Nexhmije”, titullohet kënga e këngëtareve, të cilën e ka shoqëruar me një video, ku pjesë e saj është edhe vetë Pagarusha.
Theksojmë se diva jonë karrierën muzikore e filloi si këngëtare në Radio Prishtinë në vitin 1948.
Ajo quhet Bilbili i Kosovës, mbretëresha e muzikës shqiptare, Madam Butterfly dhe disa epitete tjera. ”Baresha” është një ndër kryeveprat e interpretimit të saj, e cila ishte shkruar nga tekstshkruesi Rifat Kukaj.
Tani punon si këshilltare e lartë për muzikë në Radio Kosova dhe në Radio Blue Sky, të dyja të vendosura në Prishtinë. Ajo u nderua me çmimin “Nderi i Kombit” nga presidenti shqiptar Bujar Nishani në nëntor 2012. /Telegrafi/