Site icon Telegrafi

Shyhrete Behluli me dedikim të veçantë për bashkëshortin me rastin e ditëlindjes

Foto: Instagram

Këngëtarja e mirënjohur e skenës shqiptare, Shyhrete Behluli, pëlqehet mjaft shumë për stilin e saj të muzikës dhe tani numëron një karrierë të bujshme profesionale.

Krahas kësaj, ajo po ashtu gëzon edhe një jetë të lumtur personale duke qenë e martuar prej shumë vitesh me partnerin e saj, Luan Salihun.

Artistja këtij të fundit me rastin e ditëlindjes i ka bërë një dedikim të veçantë në rrjete sociale.

“Kur të rinj ne kemi qenë, e sa fort jemi dasht ne sot sa thinja të kanë dalë e as unë nuk jam vajzë e re, le të zbardhen flokët krejt tamam sikur flokë dëbore, si ka qenë sërish do të mbes besnikëria bashkëshortore. Urime ditëlindjen”, kanë qenë fjalët e saj.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shyhrete Behluli

Urimet në hapësirën për komente nuk munguan as nga miqtë e fansat – pasi vetëm në Instagram ndiqet nga mbi 200 mijë njerëz.

Shyhretja dhe Luani kanë bashkë: dy djem dhe tri vajza. /Telegrafi/

Exit mobile version