Telegrafi

Shyhrete Behluli bëhet gjyshe!

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli, mëngjesin e ka nisur me një lajm të gëzueshëm për djalin dhe nusen e saj.

Kjo pasi ata sot (e mërkurë) janë prindër, me ç’rast i kanë dhënë këngëtares për herë të parë epitetin gjyshe.

Bashkëshortja e djalit të saj, Learta lindi në Dortmund të Gjermanisë, përderisa gëzon nënshtetësinë gjermane.

Familja e këngëtares u gëzuan sot me një djalë të ri që iu shtua familjes! /Telegrafi/