Telegrafi

Shweinsteiger nuk është në shitje

25-vjeçari papritmas u shndërrua në një nga caqet kryesore të Carlo Ancelottit, për mesfushën e Bluve të Londrës, ndërsa gjahu për të tashmë ka përfunduar.

“Shweinsteiger është një nga stolitë tona. Ne nuk kemi ndërmend ta shesim atë”, tha drejtori sportiv i Bayernit, Christian Nerlinger, duke ia bërë të qartë Chelseat se nuk ka se çfarë të kërkojë nga Bayerni. /Telegrafi/