Telegrafi

Shwarzer e Cole pranë Arsenalit

Sipas News of the World, Shwarzer, i cili këtë sezon kaloi nëpër një formë të jashtëzakonshm, ka pranuar një ofertë të mirë nga Arsenali dhe është gati të largohet nga Fulhami për 3 milionë euro.

Nga ana tjetër, Daily Mail shkruan se mosfillimi i bisedimeve të Joe Cole dhe Chelseat për vazhdimin e kontratës, kanë pasur për pasojë spekulimet e shumta, ndërsa Arsenali dhe City janë të gatshëm ta transferojnë atë në parametra zero, pasi që mesfushorit i skadon kontrata këtë verë. Arsenali është favorit, për shkak se familja e Cole dëshiron qëndrimin në Londër. /Telegrafi/