Telegrafi

Shuttle prezanton kompiuterin e ri për lojra

Bëhet fjalë për një kompiuter me ekran 21-inch, me një sistem operimi opsional mes Microsoft Windows 7 Home Premium dhe Windows 7 Ultimate, një procesor me zgjedhje 3.3 GHz Intel i5 quad-core ose 3.4 GHz Intel i7 2600K, kartë grafike GeForce GTX 580, 4 GB DDR3 RAM, një memorje të integruar 500 GB.

Çmimi i këtij kompiuteri personal të Shuttle fillon nga 1.039 $, në bazë të opsioneve. /Telegrafi/