Kapiteni i i Romës, Daniele De Rossi, është dënuar me dy ndeshje moslojë, për shkak të shuplakës që i dha Gianluca Lapadulas, ndaj Genoas.
Giallorossët ishin duke fituar 1-0 kur në minutën e 69-të, kapiteni e goditi në fytyrë sulmuesin italian.
De Rossi mori kartonë të kuq dhe Lapadula shënoi nga pika e bardhë, dhe për këtë ai është dënuar me dy ndeshje.
Komisioni disiplinor e gjeti De Rossin si fajtor për ‘sjellje jo sportive” dhe do të mungojë ndaj Spal dhe Chievos.
Roberto Gagliardini dhe Joao Mario kanë mbushur numrin e kartonëve dhe do të mungojnë në ndeshjen e radhës.
Juventusi është dënuar me 10,000 shkaku i këngëve që bazohen në prejardhjen e skuadrës mysafire, ndërsa Interi me 3500 euro shkaku që janë vonuar tre minuta për tu kthyer në pjesën e dytë. /Telegrafi/