Site icon Telegrafi

“Shuplaka” gjermane për ekonominë: Shqipëria, e fundit në rajon

Shqipëria renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish, si dhe e parafundit në rajon për atraktivitetin si destinacion investimesh…

Këto rezultate janë dhënë nga anketimi i kryer nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë (DIHA) në 20 vende nga Europa Lindore dhe Juglindore, ku Shqipëria renditet e 19-ta.

Të vetmin vend që lëmë pas është Kosova.

Gjatë prezantimit nga Dhoma Gjermane, mbi vëzhgimin e kryer në ecurinë ekonomike të vitit 2016 në Shqipëri, u bë e njohur se 56 për qind e bizneseve të anketuara e vlerësojnë situatën negative në 2016.

Vihet re një rritje e përkeqësimit të situatës pasi vitin e shkuar vetëm 47 për qind e tyre kishin ndjesi negative.

Nga ana tjetër, 38 për qind e bizneseve të anketuara e vlerësojnë të kënaqshme situatën në 2016, në krahasim me vitet paraardhëse.

Anketimi tregoi, sa i përket të ardhmes, bizneset shpresojnë se do të përmirësohet, sidomos brenda sektorit.

Lidhur me situatën aktuale, 5 për qind e të anketuarve e vlerësojnë “mirë” situatën ekonomike, ndërsa vitin e shkuar këtë vlerësim e kishin 19 për qind e bizneseve.

Më pozitive vlerësohet situata aktuale e vetë bizneseve, në krahasim me një vit më parë.

28 për qind e bizneseve deklarojnë se situata e tyre është përmirësuar ndërsa vitin e shkuar numri i tyre ishte 23 për qind.

Për 54 për qind së të anketuarve situata ka mbetur e pandryshuar, ndërsa 18 për qind e tyre mendojnë se situata është përkeqësuar.

Kreu i Dhomës Gjermane Anette Kasten ka deklaruar se pika kryesore ku ka nevojë për përmirësim situata në vendin tonë është forcimi i shtetit të së drejtës.

Rekomandimet që DIHA ka dhënë për përmirësimin e klimës në vendin tonë janë:

Personeli i qëndrueshëm: nevojiten persona kontakti që kanë vite që punojnë në sektor. Sipas vëzhgimeve, në rajon personat e kontaktit nuk ndryshojnë.
Shkëmbimi në nivel ministror: Është një pikë shumë e mirë, por duhet që edhe specialistët të kenë zë.

Shteti i së drejtës dhe taksat: Bizneset gjermane mendojnë se firmat e huaja kontrollohen 20 herë më shumë se vendaset. /Monitor/Telegrafi/

Exit mobile version