Site icon Telegrafi

Shuplaka e fortë e Donald Lu: Shqipëria s’është e besueshme kur nuk arreston Klement Balilin

LU PER LUFTEN KUNDER TERRORIZMIT - Ambasadori Amerikan ne Tirane, Donald Lu, duke hyre ne nje konference per luften kunder terrorizmit, ne hotel Tirana./r/n/r/nLU FOR FIGHTS AGAINST TERRORISM - US Ambassador in Tirana, Donald Lu, during a conference on the fight against terrorism, at the hotel Tirana.

Donald Lu i dha sot një shuplakë të fortë politikës, policisë së shtetit dhe prokurorisë. Në konferencën vjetore të Avokatit të Popullit, ai tha politikanët e të gjitha forcave politike u kanë dhënë mbështetje biznesmenëve të korruptuar dhe njerëzve të krimit të organizuar, si Klement Balili, i cili kërkohet për trafik ndërkombëtar droge.

Lu tha se policia ka dështuar ta arrestojë Klement Balilin, ndërsa prokuroria deri një javë më parë ende s’kishte nxjerrë urdhër arresti për të dhe ai lëvizte i lirë.

“Si mundet Shqipëria të jetë e besueshme kur nuk arrin të arrestojë Klement Balilin?”, pyeti ai duke thënë se kishte 7 muaj që inkurajonte autoritetet për ta arrestuar ish drejtorin e Transporteve në Sarandë, që u hetua edhe nga DEA amerikane për trafik droge nga Shqipëria në Greqi. Ambasadori amerikan u shpreh se SHBA kanë kërkuar arrestimin e peshqve të mëdhenj, përfshirë edhe Klement Balilin. /Telegrafi/

Exit mobile version