Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të seancës së 93 me dy të tretat e votave të deputetëve miratoi Ligjin për qeveri dhe Ligjin për organizimin dhe punën e organeve të drejtorive shtetërore, me të cilat hapet rruga për formimin e Ministrisë për Sistem politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive.
Me këto ndryshime parashihet shfuqizimi i Sekretariatit për Zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në arsyetimin për nevojën e ministrisë së re, propozuesit e ligjit thanë se me Ligjin për përdorimin e gjuhëve përmbushen detyrimet e Marrëveshjes së Ohrit dhe se për zbatimin e saj duhet koordinim më i madh.
Përveç obligimeve, ministria e re do të merr edhe kuadrin prej rreth 1700 të punësuarve nga Sekretariati. Ligji është paraparë të hyjë në fuqi nga 1 qershori i këtij viti, ndërsa ministri që do ta udhëheq do të zgjedhjet pas zgjedhjeve presidenciale./Telegrafi/