Telegrafi

Shumica parlamentare refuzon amandamentin për deponinë e Strugës

Gjatë diskutimit në Komisionin për finansim dhe buxhet me shtatë vota kundër u refuzua amandamenti i OBRM-PDUKM-së për sanimin e deponisë së egër në Strugë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fjalimin e tij, përfaqësuesi i OBRM-PDUKM-së Antonio Milloshoski, lexoi kërkesat e Iniciativës qytetare ‘Dosta’ duke përcjellur pakënaqësinë e banorëve të Strugës për gjendjen alarmante në të cilën ndodhet qyteti. Ai tha se nuk mban teza e shumicës parlamentare, se nuk mund të gjendet zgjidhje pasi që nuk ka hapësirë alternative për të vendosur mbeturinat dhe sipas kësaj ky problem asnjëherë nuk mund të zgjidhet./Telegrafi/