Shumica parlamentare që përbëhet nga LSDM, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët refuzoi kërkesën e OBRM-PDUKM-së për largimin e taksës radiodifuzive. Deputeti i kësaj partie Antonio Milloshovski kishte bërë propozim rreth taksës radio-difuzive, por propozimi u refuzua me 62 vota kundër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërkohë, Milloshovski ironizoi premtimin e Qeverisë për heqjen e taksës radiodifuzive, duke thënë se do ta propozojë ligjin. Sipas tij, LSDM po vonohet dhe nuk po i mbanë premtimet edhe pse është parajmëruar së një gjë e tillë do të bëhet menjëherë pas formimit të Qeverisë.
Propozimi për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski nga 30 pika të rendit të ditës, është e vendur si pika e pestë./Telegrafi/