Site icon Telegrafi

Shumica parlamentare pranon propozim-ligjet e opozitës

Shumica parlamentare ka dhënë mbështetje për tre ligjet që ka propozuar OBRM-PDUKM-ja me procedurë të shkurtuar.

Bëhet fjalë për ligjet për rritjen e pagës për administratorët, ligjin për përmbaruesit dhe ligjit për ndarjen e kuponëve për studentë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Deputeti nga OBBRM-PDUKM-ja, Ilija Dimovski, sot deklaroi se nëse shumica parlamentare ka qasje të drejtë dhe pranon këto propozim-ligje, edhe ata do të kenë të njëjtën sjellje me propozimet e shumicës parlamentare.

Nga OBRM-PDUKM-ja gjithashu kërkuan që të ndryshohet pika e rendit të ditës për konkursin për kryeprokurorin e ri, si dhe zgjedhje e pesë nënkryetarëve të Kuvendit. Shumica parlamentare këto propozime nuk i miratoi./Telegrafi/

Exit mobile version