Deputetët e LSDM-së dhe partnerët e tyre të koalicionit nuk planifikojnë të shkojnë në pushime, përderisa nuk e largojnë nga rendi i ditës pikën për shkarkimin e prokurorit publik, Marko Zvërlevski.
Deri tani disa herë është paralajmëruar se përfundimisht do të mbahet seanca e nevojshme kuvendore për shkarkimin e Zvërlevskit, por deputetët e OBRM-PDUKM-së të ndarë në dhjetë grupe parlamentare me fjalimet e tyre të gjata të cilat i marrin në përputhje me Rregulloren e Kuvendit, kanë arritur ta bllokojnë gjithë procesin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Opozita mendon se Zvërlevki është profesionist dhe ka punuar me përgjegjësi si prokuror publik, ndërsa ka parashikime se shkarkimi i tij duhet të pres deri pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetor.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ka paralajmëruar se zgjedhjet lokale do t’i nënshkruajë më 6 gusht, ndërsa më 8 gusht Kuvendi do të shkojë në pushim kolektiv./Telegrafi/