Site icon Telegrafi

Qeveria nuk votoi ligjin e PSP-së për mbrojtje të dëshmitarëve, duhet pajtimi i OBRM-PDUKM-së

Deputetët nuk votuan ndryshimet në Ligjin për mbrojtje të dëshmitarëve, që kërkon Prokuroria Speciale. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, për Maksfaks tha se nuk është votuar për këtë propozim-ligj, pasi nuk janë pajtuar deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Ky propozim-ligj i cili parasheh që PSP të vendosë se cili dëshmitarë do të mbrohet në procedurat penale, së bashku me Ligjin për Këshillin e Vërtetimit të Fakteve dhe Përgjegjësisë, do të votohen pas festave të fundvitit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë ligj i jepen kompetenca PSP-së të vendosë për kyçjen e programit për mbrojtje të dëshmitarëve. Përderisa PSP sjell vendim për kyçjen e programit, kjo do ta obligojë Departamentin të nënshkruajë marrëveshje me personat e përfshirë në program./Telegrafi/

Exit mobile version