Telegrafi

Shumica me smartphone

Gjithashtu, hulumtimi tregoi edhe sistemet më të popullarizuara operative në SHBA. Në vendin e parë me posedimin prej 48.5% ndodhet Androidi, e i dyti është iOS me posedimin prej 32%, pastaj vjen BlackBerry OS me 11.6%. Windows Mobile ende mban një rezultat jo të keq prej 4.1%, derisa Windows Phone ka shënuar rritje prej 1.3 në 1.7%.

Edhe një të dhënë e zbuloi ky hulumtim – gratë janë para burrave për sa i përket përdorimit të telefonave të mençur. Në tregun amerikan pajisje smartphone përdorin 50.9% e grave në krahasim me 50.1% të meshkujve. Pa ndonjë befasi vjen e dhëna se, shfrytëzuesit më të rinj, të moshës në mes 25 dhe 34, janë edhe shfrytëzuesit më të shpeshtë të smarphoneve – dy deri në tri persona të kësaj grup-moshe kanë smartphone. /Telegrafi/