Site icon Telegrafi

Shumica e ujësjellësve rajonalë të Kosovës shtojnë masat e sigurisë

Të gjithë ujësjellësit rajonalë të Kosovës kanë rritur masat e sigurisë tash e disa javë. Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh të rojave dhe të kamerave.

Arsye për këtë, sipas udhëheqësve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme. Në Prishtinë, masat e sigurisë janë shtuar qysh para një muaji shkruan sot Koha Ditore.

Këtë e ka thënë të dielën për gazetën kryeshefi ekzekutiv i KUR ‘Prishtina’ Gjelosh Vataj. Ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo informatë lidhur me ndonjë sulm të mundshëm.

Masat e sigurisë janë shtuar edhe në Gjilan. Mirëpo, në këtë Komunë, ato nuk janë shtuar para arrestimit të 5 të dyshuarve për terrorizëm në liqenin e Badovcit.

Ndërkaq, masat e sigurisë janë shtuar edhe në Pejë e Gjakovë. Në kompaninë “Radoniqi” në Gjakovë, masat janë shtuar qysh para 3 javësh. /Telegrafi/

Exit mobile version