Site icon Telegrafi

Shumica e shqiptarëve të Shqipërisë nuk e kanë vizituar asnjëherë Kosovën

Në Barometrin në Euronews Albania, ku u bënë bashkë për herë të parë në një studim të përbashkët qytetarë në Shqipëri dhe në Kosovë, anketa e fundit është munduar të kuptojë shkëmbimet që qytetarët kanë me njëri – tjetrin në të dy vendet.

Pyetja e parë ka dashur të kuptojë lëvizjet dhe vizitat reciproke në të dy vendet.

Pyetjes “Kur ka qenë hera e fundit që keni vizituar Kosovën/Shqipërinë i janë përgjigjur 2,065 qytetarë në të dy anët e kufirit dhe nga përgjigjet rezulton se janë në shumicë shqiptarët e Shqipërisë që nuk kane vizituar Kosovën në krahasim me shqiptarët e Kosovës, Shqipërinë.

Janë 50,4 % e të anketuarve në Shqipëri që kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë“ në këtë pyetje dhe vetëm 10 ,7% e të pyeturve në Kosovë kanë zgjedhur të përgjigjen “asnjëherë” në këtë pyetje.

Nga sa duket edhe nga shifrat, është e qartë se lëvizjet e qytetarëve nuk janë edhe aq të shpeshta, sepse opsionin që të kenë vizituar vendet respektive në 3 muajt e fundit e kanë zgjedhur si përgjigje vetëm 5.5% e shqiptarëve në Shqipëri dhe 10.4% e qytetarëve në Kosovë.

Ata që kanë bërë vizita në 6-12 muajt e fundit janë 9.7% shqiptarë në Shqipëri dhe 31.6 % e të pyeturve në Kosovë. /EuronewsAlbania/

Exit mobile version