Telegrafi

Shumica e re e vendosur për formimin e qeverisë se re (Video)

Shumica e re parlamentare shprehet e prerë se së shpejti do të vijojë procesi i formimit të institucioneve demokratike. LSDM-ja sot i bëri thirrje ish kreut të kuvendit Trajko Veljanovski që urgjentisht t’ia dorëzojë funksionin kryeparlamentarit të sapo zgjedhur Talat Xhaferi.

Nga partia e Zaevit gjithashtu bën thirrje që qytetarët të mos bien pre e skenarëve të Gruevskit të cilat synojnë rrënimin e proceseve demokratike dhe largojnë vendin nga integrimet euro-atlantike.

Një ditë më parë edhe krye-parlamentari i ri Talat Xhaferi konfirmoi se shumica parlamentare do të vijojë konstituimin e organeve të tjera të kuvendit dhe qeverinë menjëherë pas festës së 1 majit.

Por OBRM-PDUKM-ja është kërcënuar sërish me popullin madje duke arsyetuar dhe dhunën në rast se siç thonë LSDM-ja vijon planin për ridefinimin e shtetit.

Vetë kreu i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski një ditë më parë relativizoi pushtimin e kuvendit nga mbështetësit e kësaj partie dhe theksoi se dhuna ndaj krerëve të LSDM-së Zoran Zaev dhe të LR PDSH-së, Ziadin Sela ishte si rezultat i deklaratave të tyre.