Shumica e qytetarëve (48.7%) e mbështesin marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe konsiderojnë se do t’i përparojë marrëdhëniet me fqinjin lindor (55.4%), tregon hulumtimi i mendimit publik zbatuar nga Instituti për hulumtime politike Shkup. Hulumtimi është zbatuar nga 31 janari deri më 4 shkurt.
Sipas hulumtimit, 42% e të anketuarve konsiderojnë se pala e Maqedonisë mirë i udhëhiqte marrëveshjet me Bullgarinë për fqinjësi të mirë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sa i përket marrjes së pasaportës bullgare nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, numri thuajse është identik që e mbështesin (36.9), dhe atyre që nuk e mbështesim (35.1%)./Telegrafi/