Sipas hulumtimit që për ‘Detektor’ e zbatoi Instituti për Hulumtime Politike – Shkup, shumicë e madhe e qytetarëve kërkojnë mbylljen e kazinove dhe në vendbanime dhe kufizim të numrit të bastoreve.
77.7% në aketë thonë se duhet të kufizohet numri i kazinove dhe bastoreve sportive, ndërsa 17.8% nuk pajtohen me një gjë të tillë, njofton Telegrafi Maqedoni.79% e qytetarëve deklarohen se duhet të ndalohet hapja e kazinove në vendbanime dhe 14% janë kundër.
Sipas hulumtimit, 69.5% e të anketuarve deklarohen se duhet të ndalen hapja e bastoreve sportive në vendbanime ndëesa 22.2% nuk pajtohen me të njëjtën. 48.2% mbajnë qëndrimin se kazinotë dhe bastoret duhet të mbyllen plotësisht, ndërsa 38.2% nuk pajtohen me të njëjtën dhe se 75% e të anketuarve pajtohen që bastoret sportive dhe kazinotë duhet të paguajnë më shumë tatim.
Interesante është fakti se vetëm 22.1 e qytetarëve të anketuar thonë se shkojnë në bastore sportive, dhe 75.9% thonë se nuk vënë baste në bastore sportive./Telegrafi/