Telegrafi

Shumica e përdoruesve të iPhone 6 kanë ardhur nga Android

Mirëpo deklarata që ka bërë më së shumti bujë ka qenë ajo e drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook i cili ka thënë se në fakt, rritja e shitjeve të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus në masën më të madhe të saj nuk ka ardhur nga baza e përdoruesve të saj, por nga përdoruesit e sistemit operativ rival Android.

Në një intervistë që Cook e ka dhënë për Wall Street Journal, ka deklaruar se më pak se 15 për qind e atyre që e kanë blerë telefonin e ri të Apple, nuk e kanë përditësuar atë nga modelet paraprake të iPhone. Kjo pasi që sipas Cook, shumica prej tyre kanë ardhur nga Android. (Telegrafi)