Site icon Telegrafi

Shumica e njerëzve nuk presin që në këto pije ka kafeinë

Kafeina është një mënyrë e shkëlqyeshme për t’ju argëtuar dhe për t’ju përmirësuar performancën për sa kohë që nuk filloni ta përdorni në sasi më të mëdha seç do të duhej

Kafeina e tepërt në trup ndikon negativisht në shëndetin e zemrës, mëlçisë dhe veshkave, përkeqëson ndjeshëm gjendjen e lëkurës dhe, në mënyrë paradoksale, shkakton lodhje kronike.

Për të kontrolluar sasinë e kafeinës që hyn në trupin tuaj, nuk mjafton të kufizoni sasinë e kafesë dhe çajit që pini, sepse substanca ndonjëherë fshihet në produktet më të papritura, transmeton Telegrafi.

Kafeja pa kafeinë

E ashtuquajtura kafeja pa kafeinë në fakt përmban kafeinë. Është fakt që e pamundur është të eliminohet tërësisht kjo substancë nga kokrra e kafesë.

Natyrisht, kafeina në pije të tillë do të jetë shumë më pak se sa në kafenë e zakonshme, por mos u mashtroni. Për shembull, tri kafe pa kafeinë llogariten si një espresso, andaj më mirë është ta zëvendësoni me çaje bimore.

Kakaoja

Kokrra e kakaos, si edhe kokrra e kafesë, natyrisht që përmbajnë kafeinë, por, natyrisht, në sasi më të vogla. Mirëpo, edhe ky përqendrim i vogël i substancës është i mjaftueshëm të qëndroni zgjuar deri nga mesi i natës nëse vendosni të pini një filxhan kakao të ngrohtë para se të shkoni të flini gjumë. Kjo nuk është kritike, ndërsa kakao është mjaft e dobishme në vetvete, vetëm nëse e pini shpesh – zvogëloni sasinë e kafesë.

E njëjta gjë vlen edhe për çokollatën, dhe sa më shumë kakao të përmbajë, aq më shumë kafeinë përmban. Pra, nëse e keni zëvendësuar çokollatën e qumështit me çokollatën e zezë, mbani në mend këtë.

Pijet e gazuara

Përmbajtja e sasisë së madhe të kafeinës në Coca Cola tashmë një kohë të gjatë nuk është sekret, por për disa arsye ne harrojmë për llojet e tjera të sodës së ëmbël. Sipas një studimi nga Consumer Reports, një kënaçe me pije të gazuara të njohura si Sprite dhe Fanta përmban deri në 23 mg kafeinë. /Telegrafi/

Exit mobile version