Telegrafi

Shumica e njerëzve nuk e shkarkojnë asnjë aplikacion mobil

Në fakt, vetëm rreth 35% e përdoruesve të telefonave të mençur shkarkojnë ndonjë aplikacion mobil brenda një muaji mesatarisht, thotë Mobile App Report i comScore, që i bie se 65% e përdoruesve mobil nuk shkarkojnë asnjë aplikacion mobil brenda një muaji.

Mirëpo, kjo nuk do të thotë se njerëzit nuk janë duke i përdorur aplikacionet mobile, apo edhe se shkarkimet e aplikacioneve mobile kanë rënë, në përgjithësi.

Shitjet e telefonave të mençur janë në rritje në të gjithë botën, dhe kjo e zgjeron numrin e njerëzve potencial që shkarkojnë aplikacione, ndërsa ka edhe njerëz që kanë tendencë për të shkarkuar shumë e shumë aplikacione.

Në të vërtetë, korriku ishte muaji më i mirë i Apple ndonjëherë për të ardhurat nga dyqan i aplikacioneve, por disa analiza thonë se platformat mobile fokusohen shumë në Top 25 aplikacione, dhe përdoruesit nuk e kanë më pas të lehtë të gjejnë të tjerat, apo nuk janë të interesuar për të kërkuar për më shumë se kaq. (Telegrafi)