Telegrafi

Shumica e njerëzve japin përgjigje të gabuara – një situatë që shkakton “kokëçarje”: Kush kalon i pari?

Shikoni situatën e trafikut në foto, pastaj përpiquni të jepni përgjigjen në më pak se një minutë…

Semafori, i cili rregullon qarkullimin në kryqëzim, ka dritë jeshile për automjetet që lëvizin përgjatë rrugës me të drejtë përparësie.

Nga ana e sipërme e kryqëzimit vjen një makinë e gjelbër dhe një autobus që vazhdojnë drejt nëpër kryqëzim, ndërsa një makinë e kuqe dhe kombibus hyjnë në kryqëzim nga ana e poshtme, duke u kthyer majtas në rrugë pa përparësi kalimi.

Shtrohet pyetja se kush në situatën në foto do të kalojë i pari në kryqëzim, përkatësisht në çfarë radhe do të lëvizin mjetet nëpër të, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Në cilat drejtime lëvizin autobusi dhe vetura në kryqëzim?

Me çfarë rendi do të lëvizin automjetet nëpër kryqëzim?

Ky është një kryqëzim ku kemi një situatë mjaft të qartë, pasi kushtet e qarkullimit për të gjitha mjetet janë identike. Të katër lëvizin përgjatë rrugës me të njëjtin prioritet dhe të gjitha kanë një sinjal jeshil.

Detyra juaj është t’i përgjigjeni saktë pyetjes – kush kalon i pari?

Na tregoni në komente se çfarë mendoni. /Telegrafi/