Telegrafi

Shumica e njerëzve gabojnë në këtë: Kështu futen enët siç duhet në lavatriçe

shutterstock

Edhe pse duket se gjëja më e lehtë është sistemimi i enëve në lavatriçe, ndonjëherë bëjmë gabime me hapa të thjeshtë

Lavatriçet janë pa dyshim një pjesë e kuzhinës për të cilën kemi nevojë të gjithë, sepse i bën punët e shtëpisë më të lehta, kursen kohën por mbron edhe duart!

Ato janë veçanërisht praktike kur keni një familje të madhe, transmeton Telegrafi.

Natyrisht, duhet ta dini që as një makinë nuk mund të lajë si me magji pjatat në të cilat është pjekur ushqimi disa ditë më parë.

Sidoqoftë, jo të gjithë i sistemojnë pjatat në mënyrë korrekte, edhe pse kjo duket si gjëja më e lehtë.

profimedia

Në vijim po ju japim disa këshilla praktike që mund t’i ndiqni për t’u siguruar që enët janë larë mirë.

▪ Mbetjet e mëdha të ushqimit hiqni me pirun.
▪ Thikat vendosni me dorezën lart.
▪ Në sirtarin e poshtëm vendosni enët dhe tenxheret e mëdha, por duhet të jenë në një kënd, jo krejtësisht pjesën e poshtme.
▪ Vendosini pjatat në sirtarin e poshtëm.
▪ Pjatat gjithashtu duhet të jenë të kthyera nga hyrja.

/Telegrafi/