Po që se keni në pronësi një Sonata, lexoni detajet e kompanisë Hyundai
Prodhuesi japonez Hyundai, ka kërkuar kthimin prapa të 154,753 njësive nga modeli Sonata të prodhuara gjatë vitit 2011, sepse kanë problem me airbag-ët e kompanisë Takata, transmeton Telegrafi.
Në rast përplasjesh, jastëkët e sigurisë që ndodhen në pjesët anësore nuk hapen, si dhe ka problem me rripin e sigurisë, duke mos parandaluar lëndimet. Veturat që e kanë këtë defekt, i përkasin gjeneratës së gjashtë dhe janë prodhuar prej 11 dhjetorit të vitit 2009 deri më 29 shtator 2010. Vetëm një për qind e veturave, besohet ta kenë këtë problem.
Zyrtarë të Hyunday, dinë katër raste të aksidenteve të Sonata 2011, kur airbag-ët dështuan të hapen, ndërsa nuk bëhen të ditura lëndimet që pësuan të pranishmit.
Megjithëse tërë njësitë nuk e kanë këtë defekt, Hyundai kërkon që të gjitha të rikthehen dhe të ketë siguri maksimale. Ende nuk ka filluar rikthimi, por besohet se do të fillojë pas 20 prillit, ndërsa të gjitha shpenzimet janë të mbuluara.
Për dallim nga kjo gjeneratë, Sonata 2018 është një ndër veturat më të sigurta për rrugë. Është vlerësuar me çmimin Top Safety Pick+ për paralajmërimet që i bën shoferit për të shmangur aksidentin, si dhe sigurinë që ofron në rast përplasjesh. /Telegrafi/