Site icon Telegrafi

Shumica e femrave nuk duan të krijojnë lidhje me meshkujt që kanë ‘mjekra hipsteri’

Thuajse gjysma e femrave të anketuara e kanë pranuar se do të refuzonin të krijonin lidhje me një mashkull për shkak të mjekrës së tij.

Sipas hulumtimeve të reja që e kanë hetuar lidhjen mes joshjes dhe gjatësisë së mjekrës, duket se ‘mjekrat e hipster-it’ mund të jenë më të dëmshmet për meshkujt që duan të krijojnë lidhje.

43% e femrave të anketuara kanë thënë se do të refuzonin të dilnin apo krijonin lidhje me një mashkull të tillë, ndërkaq 61% prej tyre kanë thënë se mungesa e mjekrës nuk iu pengon atyre fare.

Vlen të ceket se viteve të fundit është bërë mjaft trend ‘mjekra e hipster-it’, por që po rezulton të mos jetë e preferuar nga gjinia e kundërt! /Telegrafi/

Exit mobile version