Tradhtia është akt zemërthyer për palën e pafajshme të cilët e gjejnë veten në situatë të tillë.
Por, tani është zbuluar edhe personi me të cilin priret t’ju tradhtojë partneri.
Sipas hulumtimeve të reja, 31 për qind e të martuarve që e tradhtojnë partnerin, e bëjnë aktin me ish- dashnorin/ën.
Veç kësaj, të martuarit janë gjithashtu të prirë të tradhtojnë edhe me dikë që gjendet afër shtëpisë.
Pas anketimit të 1,100 pjesëmarrësve, 31 për qind prej tyre kishin pranuar se kanë pasur aferë jashtëmartesore me ish- partnerin.
Kandidati i dytë më i prirë për të pasur aferë me të është kolegu/ia, ku 25 për qind e të martuarve e tradhtojnë partnerin me atë person.
Ndërkaq 11 për qind kanë kryer akt të pabesisë me shokun/shoqen e ngushtë të partnerit.
Sidoqoftë, kjo është lista e plotë e personave me të cilët priret t’ju tradhtojë partneri:
– Me ish- partnerin (31%)
– Me kolegun (25%)
– Me vëllanë e burrit (15%)
– Me shokun e ngushtë të partnerit (11%)
– Me dikë që e kanë takuar në internet (11%)
– Me fqinjin (7%). /Telegrafi/