Telegrafi

Shumica dëshiron iPad më të vogël

Në pyetjen nëse do të blinin iPad 7-inçësh i cili do të shitej me çmim prej në mes 249 dhe 300 dollarë, plot 52% të të anketuarve u përgjigjen pozitivisht. Në mesin e të anketuarve, vetëm 22% e tyre kishin tablet, e prej tyre 68% iPad dhe 10% Kindle Fire.

Si arsye përse do të dëshironin të kenë një iPad më të vogël, shumica, respektivisht 62%, cekën çmimin më të ulët. Arsyeja e dytë (mund të jepeshin disa përgjigje) të cilën e cekën 54% e të anketuarve kishte të bënte me lehtësinë e bartjes më të lehtë të iPadit.

PriceGrabber hulumtimin e vet e bazon në marrjen e përgjigjeve nga 2,603 blerës përmes Internetit në SHBA në mes 23 dhe 30 prillit. /Telegrafi/