Telegrafi

Shumi fillon përgatitjet

Shtatëherë kampioni i botës në F1, të martën ka vozitur në pistën në Jerez, në kushte jo edhe aq të mira- temperaturat e ulëta dhe era ia kufizonin shpejtësinë.

Piloti gjerman kthehet në Formula 1 pas tre vitesh pushim, ndërsa do të pilotojë për skuderinë Mercedes.

Ky testim i mundëson Schumacherit që të bëjë pak kilometrazh, para se të fillojë sezoni i ri i garës më prestigjioze të automobilizmit.

Njëherit, Shumi me këtë testim do të ndihmojë edhe në zhvillimin e serive 2011/2013 të automjetit GP2 – F1. /Telegrafi/