Reflekset e shpejta të nënës, e kanë shpëtuar të birin e saj nga kafshimi vdekjeprurës i shumëkëmbëshit në Tajlandë.
Njëvjeçari Nong po luante me macen e tij lodër në dyshemenë e dhomës në Bangkok, kur krijesa helmuese filloi të lëviz me shpejtësi në drejtim të tij, transmeton Telegrafi.
E kamerat e sigurisë brenda dhomës kanë kapur momentin kur vogëlushi për “një fije floku” i shpëton sulmit. Aty shihet se si shumëkëmbëshi vërsulet në drejtim të vogëlushit që po luante.
Kafshimi i këtij lloji të shumëkëmbëshit mund të jetë shumë i rrezikshëm, në veçanti për fëmijët e vegjël – sepse helmi mund t’ia përshpejtoj rrahjet e zemrës dhe t’i shkaktoj probleme në frymëmarrje.
Megjithatë, e ëma e Nongut nuk ishte e vetëdijshme që brenda dhomës ku ajo po qëndronte e shtrirë ishte një krijesë vdekjeprurëse, që ishte nisur në drejtim të birit të saj derisa ajo po luante me telefon.
E pikërisht kur dukej se do ta kafshonte, e ëma reagoi shpejtë duke e kapur vogëlushin. Aty reagoi edhe gjyshja e djalit e cila e nxori jashtë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=BvuhIaevo-Y