Site icon Telegrafi

Shumëkëmbëshat krijuan ‘trenin’ për të kaluar në anën tjetër të rrugës (Video)

Më se 100 shumëkëmbësha kanë ecur të kapur me njëri-tjetrin, për të kaluar një rrugë në Australi.

Këtë metodë ata e kanë përdor në mënyrë që asnjë prej pjesëtarëve të grupit, të mos mbetet mbrapa apo të humbet, transmeton Telegrafi.

“Është treni më i veçantë që kam parë, shumë të kujdesshëm dhe të interesuar për mirëqenien e të gjithëve”, ka thënë turisti që e filmoi këtë skenë.

Madje, ai ka thënë se ka qëndruar mbi gjysmë ore, derisa insektet dolën në anën tjetër dhe u shpërndanë. /Telegrafi/

Exit mobile version