Shumë zona të Sidneit janë urdhëruar të evakuohen për shkak të një rreziku të madh nga përmbytja, derisa reshjet e mëdha të shiut vazhdojnë të godasin shtetin e New South Wales të Australisë.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, autoritetet thonë se kushdo që jeton në zona të ulëta të qytetit duhet të largohet.
Në konferencën e së dielës, kryeministrja e NSW-s, Gladys Berejiklian paralajmëroi pjesët e vendit të Mid North Coast po përjetonin “një ngjarje një në 100 vjet”.
⚠️ Severe Weather Warning ⚠️ for HEAVY RAINFALL and DAMAGING WINDS has been updated. Keep up to date with the latest forecasts and warnings over the coming days: https://t.co/HaDgXSP0Jb pic.twitter.com/3GzH223j85
— Bureau of Meteorology, New South Wales (@BOM_NSW) March 20, 2021
Një ditë më parë, Warragamba Dam, burimi kryesor i ujit në Sidnei, filloi të tej-mbushej për herë të parë në vite.
? the Parramatta River… usually there’s a bike path there! pic.twitter.com/urE1Vhgmps
— Ruby Cornish (@rubycornish) March 19, 2021
Disa njerëz janë shpëtuar nga ujërat e përmbytjeve në New South Wales, derisa zyrtarët kanë paralajmëruar “përmbytje kërcënuese për jetën”. /Telegrafi/