Telegrafi

Paqe mes Blunt, Real 1 dhe Faton Shoshit e Redbox-ave

U duk në shikim të parë se do të eskalojë në dhunë të paparë në botën e industrisë muzikore shqiptare.

Pas ditë ditë sharjes, ofendime dhe kërcënimesh duket se është arritur paqja mes Blunt dhe Real 1 në njërën anë dhe në anën tjetër Faton Shoshit e RedBoxit.

Blunt dhe Real pasi u kërkuan për qërim hesapesh edhe në shtëpi nga menxhaxheri i disa këngëtarëve, Faton Shoshi, kanë fshirë në mbrëmje të gjitha mesazhet dhe videot ofenduese.

Blunt së fundi u shfaq krahas tifo grupit prishtinas “Plisat”, ku vërehet edhe lideri i tyre, Albert Kastrati, këngëtari thotë “Gjithçka murr fund me Plisat. Paqe”.

Po me të njëjtin më vonë është parë teksa pozon edhe Shoshi, dhe kjo duket se ka bërë që të krijohet një situatë e re pas disa ditëve aspak të qeta në mes të protagonistëve të larcekur.

Mësohet se Zhita apo si njihet në publik si Real 1 e ka lajmëruar në polici Fatonin pasi ai kishte publikuar një video afër hyrjes se banesës së tij.

Nuk dihet a do ta largojë padinë ndaj Fatonit tani Zhita.

Thënë shkurt e shqip – shumë zhurmë për asgjë. /Telegrafi/