Komisioni verifikues bëri të ditur se gjatë mbajtjes së kuvendit të pranishëm ishin gjithsej 34 delegat. Zhurmën e madhe të krijuar nga e disa skuadrave të cilët patë akuza për kryetarin Erolld Belegu tha se disa individë të cilët përfaqësojnë këto klube janë personat më problematik të FBK-së.
“Unë mendoj që një pjesë e klubeve është vërë në lajthitje të thellë prej disa individëve të cilët i përfaqësojnë këto klube të cilat janë klube më problematike në Federatë, janë klube të cilat kanë obligime të hatashme në FBK, në krye të të cilave ka njerëz të dënuar nga Komisioni Disiplinor. Në gjithashtu dhe kemi marrë vërejtje nga FIBA, për jo korrektësinë e tyre nga lojtarë të ndryshëm, dhe thjeshtë një fushatë jashtëzakonisht joparimore është zhvillu”, tha Belegu. /Arena/Telegrafi/