Site icon Telegrafi

Më shumë zbulon sesa mbulon: Këngëtarja kthen në modë kohën e “lumturisë së viteve shtatëdhjetë”

Stili i ri sfidues i këngëtares së famshme, Selena Gomez, edhe një herë na ka lënë pa fjalë

Ajo në xhirimin e spotit për këngën “Rare” është shfaqur në mënyrën krejtësisht tjetër nga ajo me të cilën jemi mësuar ta shohim, transmeton Telegrafi.

Inspirimin e ka gjetur në vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.

Selena ka vendosur të veshë fustan të artë, i cili “më shumë zbulon sesa mbulon”.

Megjithatë i rri mrekullueshëm dhe na tregon tatuazhin të cilin e ka në shpinë, por i cili në përkthim do të thotë: “Së pari duaje veten”.

Kujdes të veçantë i ka kushtuar flokëve, që i ka mbështjellë në balluke të lëshuara, mu çfarë kanë qenë të popullarizuara në vitet e hareshme shtatëdhjetë.

Çizmet e gjata ngjyrë të zezë e kanë plotësuar veshjen e saj. /Telegrafi/

Exit mobile version