Vetura ikonike e Tesla, Model 3 në SHBA tani ka një çmim prej vetëm 35,350 euro. Për ata të cilët kanë planifikuar që t’i bashkohen botes së veturave elektrike, tani mund të jetë momenti i duhur.
Të apasionuarit pas Tesla mund ta blejnë atë edhe me një çmim prej 28,350 euro, kjo pas kreditit federal të taksave me vlerë prej 7 mijë eurove, dhe kjo e bënë çmimin më të ulët ndonjëherë të Model 3-shit.
Por duket se ky është një plan i Tesla për uljen e njësive ekzistuese në stok, pasi që një rinovim total i Model 3 është tashmë në horizont. Kështu, sa më shumë vetura të shitura përpara lansimit të versionit të ri, aq më shumë shitje të veturave të reja, raporton Arena EV, transmeton Telegrafi.
Siç e dimë të gjithë, rruga e Tesla-s deri këtu nuk ishte konvencionale. Duke qenë në treg për gjashtë vjet, Model 3 do të rinovohet.
Dhe me Model Y që ndan pjesën më të madhe të ADN-së së tij me Model 3, ne mund të presim që një përditësim i ngjashëm të vijojë në gjurmët e tij. Në fakt, Model Y i përditësuar, i quajtur Project Juniper, është në planet e vitit të ardhshëm.
Prezantimi i Model 3 të ri në tremujorin e tretë 2023 premton të jetë një ngjarje e madhe në afatin kohor të dhënë nga Tesla.
Prodhimi është planifikuar të fillojë menjëherë pas prezantimit. Natyrisht, duke pasur në mendje të dhënat e kaluara të Tesla-s, nuk do të ishte befasi të parashikosh disa pengesa. Por nga ana tjetër, është Giga Shanghai ajo që po trajton prezantimin e Project Highland, kështu që vonesat dhe surprizat nuk janë pjesë e planit. /Telegrafi/