Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës përmes projektit ‘Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor për Avokim të Lirisë së Medias dhe Sigurisë së Gazetarëve’ ka lansuar raportin hulumtues të gjendjes së mediave ne vend.
Të gjeturat e këtij raporti tregojnë për përkeqësimin ekonomik të pozitës së gazetarëve, censura dhe vetcensura, qasje e vogël në dokumente publike, kërcënime, sulme fizike ndaj gazetarëve, gjyqësor e prokurori jo efikase në trajtimin e rasteve, probleme në transmetuesin publik e shumë probleme të tjera, njofton Klan Kosova.
Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj tha se periudha njëvjeçare që po e lëmë pas ka qenë shumë e vështirë për gazetarët në Kosovë.
“Gjatë periudhës 2015-2016 ka pasur gazetarë shumë që kanë qenë të sulmuar e shumë raste të tjera, AGK ka pasur shumë probleme për t’i zgjidhur këto raste të gazetarëve, institucionet kanë punuar shumë pak për zbardhje të këtyre rasteve”.
“Në vendin tonë është një klimë shumë e vështirë që gaztarët ta ushtrojnë këtë profesion”, tha Hysenaj.
Sipas raportit, legjislacioni ofron garanci, por ka zbatim të dobët.
Ndërsa tregohet po ashtu se 153 persona janë të punësuar pa kontrata të rregullta, po ashtu redaktorët janë ndikues në punën e gazetarëve dhe se portalet janë pa pronarë, pa emra te gazetarëve si dhe qëndrojnë disa rroga brenda dhe pa kompensime.
Ky projekt do të zgjatë deri në 2018 ku do të publikohen tri raporte.
AGK ka filluar rritjen e saj në bazë të këtyre projekteve. Gjithashtu gjatë këtij projekti do të jetë edhe platforma online ku gazetarët mund të raportojnë online për shkeljet e tyre.
AGK tani ka përkrahje nga Parlamenti Europian dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, njofton Klan Kosova.