Telegrafi

Shumë vende nuk e festojnë deri nesër Bajramin – si u prit sot në disa shtete të botës?

Myslimanët në mbarë botën e kanë falur gjatë mëngjesit së sotëm namazin e Bajramit, duke shënuar kështu fillimin e festës treditore të Bajramit.

Besimtarët u mblodhën para xhamive dhe shesheve në shumë qytete të botës, prandaj në disa u regjistruan turma të mëdha.

Në shumicën e vendeve të botës, Ramazani përfundon sot kur fillon dita e parë e Bajramit, megjithatë ka dallime në kalendarin islam, i cili është formuar në bazë të dukshmërisë së hënës, kështu që shumë vende kanë vendosur që dita e parë e Bajrami të bie nesër, të shtunën.

Ky do të jetë rasti në Indonezi, Iran, Japoni, Libi, Malajzi, Marok, Oman, Pakistan, Filipine, Singapor dhe Tajlandë.

Në qytetin turk, Stamboll, shumica e besimtarëve u mblodhën, kryesisht para Xhamisë së Kaltër dhe Aja Sofisë.

Pas faljes së namazit, gratë u ofruan ëmbëlsira besimtarëve dhe të pranishmit uruan njëra-tjetrën për festën.

Përveç Turqisë, një numër i madh besimtarësh u mblodhën edhe në qytete të tjera me shumicë myslimane, por edhe në disa evropiane dhe amerikane ku nuk ka shumë myslimanë.

Fotoreporterët e EPA-s kanë regjistruar mëngjesin e sotëm momentet kur besimtarët shkojnë të falen në ato qytete dhe para xhamisë Banya Bashi në qendër të Sofjes në Bullgari, si dhe në Australi e Sydney.

Myslimanët e mbledhur lëshuan qindra balona në xhamitë në Kajro të Egjiptit. Shumë familje i shikonin balonat teksa fluturonin në ajër dhe disa u përpoqën t’i kapnin për argëtim.

Pas përfundimit të namazit të Bajramit, shumë besimtarë shkojnë në shtëpitë e tyre ku mirëpresin miqtë dhe familjarët për të festuar së bashku ose për të vizituar mysafirët.

Në ditën e dytë të Bajramit njerëzit zakonisht shkojnë në varreza. /Telegrafi/