Kosova sonte do të përballet me Republikën Çeke në një ndeshje vendimtare për kualifikimet në Euro 2020.
Çekia ka 12 pikë, ndërsa Kosova 11 dhe fitorja në këtë ndeshje vlen shumë.
Shumë tifozë shqiptarë nga e gjithë Evropa, por edhe më gjëra kanë udhëtuar për Plzen.
Ka pasur prej atyre që kanë blerë bileta në internet dhe nuk janë lejuar të futen brenda.
Aty iu është kërkuar dokumente çeke.
Siç mëson Telegrafi janë mbi 200 tifozë shqiptarë që kanë bileta, por që nuk janë lejuar të futen brenda.
Ata janë ende jashtë duke pritur, që eventualisht të ndryshojë diçka. /Telegrafi/