Një raport i Agjencisë së Lajmeve, Newsis, cituar nga DigiTimes, sugjeron që Samsung do të rrisë porositë e telefonave të tyre me harduere kineze vitin e ardhshëm.
Masa vjen pasi gjigandi i teknologjisë koreane dëshiron të qëndrojë në rrjedhë dhe të përmirësojë konkurrencën e tyre dhe synon ta arrijë atë duke ulur kostot e prodhimit.
Sipas raportit, reth 20 përqind e dërgesave totale të telefonave të Samsung në vitin 2020, ose rreth 60 milion njësi, do të prodhohen nga ODM me bazë në Kinë.
Numri është dy herë më i lartë se ai për vitin 2019, kur Samsung nxori jashtë vendit prodhimin prej rreth 10 përqind, ose 30-40 milionë telefona.
Si krahasim, gjigandi tjetër i teknologjisë koreane, LG, raportohet gjithashtu se do të prodhojë jashtë vendit, me rreth 30 përqind të dërgesave totale të telefonave të prodhuar në Kinë, në vitin 2020. /Telegrafi/