Është mbajtur një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në vendin tonë.
Në Prishtina Fashion Night u prezantua koleksioni më i ri Pranverë – Verë 2018 nga shtëpi të ndryshme të modës.
Në pasarelë për sfilatën e 12-të u përkujdesën IB Events dhe B Models.
TV Dukagjini me emisionin “Modë” me Renatën ka sjellë pamje nga kjo ngjarje, në fokus veshjet duke filluar nga ato ditore e deri te fustanët elegant.
Në këtë storie speciale të realizuar nga autorja Renata Gafuri flasin emra prominentë nga sfera e politikës, dizajnerë, këngëtarë dhe moderatorë.
Emisioni “Modë” me Renatën shfaqet çdo të premtë nga ora 20:30.
/Telegrafi/
https://youtu.be/38bzWBjOBEI